Labels

kerkoni ne blog

Saturday, January 8, 2011

1.0 Kompjuteri , Njësitë e kujtesës, Përbërja e Kompjuterit

1.0 Kompjuteri , Njësitë e kujtesës, Përbërja e Kompjuterit


Kompjuteri

Me fjalën kompjuter nënkuptohet një makinë, gati intelegjente, e cila na shërben për kryerjen e shumë veprimeve. Sot kompjuterin duhet nënkuptuar si një vegël të ndërlikuar e cila shërben për përpunimin e inforatave apo të dhënave të ndryshme ndër të cilat janë edhe të dhënat numerike. Me ndihmën e kompjuterit informata në mënyrë automatike regjistrohet, përpunohet sipas rregullave të caktuara, arkivohet dhe është në disponim për përdorim të mëtejshëm, për distribuim etj.

Njësitë e kujtesës

Njësia e kujtesës në informatikë është bit-i(rrjedhë nga fjala angleze BInary digiT). Një bit paraqet vetëm një kombinim binar psh."bardh" dhe "zi". Dmth, 1 bit paraqet gjendjen themelore të informatës me vlerat "po" ose "jo", mundet" apo "nuk mundet", "është" apo "nuk është" etj. Këto gjendje në informatikë simbolikisht paraqiten vetëm me kombinimin e dy simboleve: zero 0 dhe një 1 në sistemin binarë me bazën 2. Njësinë bit nuk duhet ngatërruar me njësinë bajt (anglisht byte) e cila është 8 herë ma e madhe se biti, dmth. 1b(bajt)=8 bit.

Përbërja e Kompjuterit

Kompjuteri është paisje elektronike që shërben për regjistrimin, transmetimin dhe përpunimin e informatave që mund të manifestohen si llogaritje, udhëheqje të proceseve,përpunim i tekstit,të dhënave të ndryshme si dhe për përdorime të ndryshme. Kompjuteri ,marrë në kuptimin e gjërë,përbëhet prej dy komponenteve të quajtura: harduer (Hardwer-pjesë fizike e tij) dhe softuer(Softwar-programet dhe udhëzimet për punë).Me fjalë tjera,softueri është pjesa programore e hardueri pjesa mekanike e kompjuterit.Hardueri përmban komponente fizikë të kompjuterit siçjanë:tastiera (keyboard), monitori,shtypësi,miu,disku i ngurtë,disketa,vizatuesi,modemi,lexuesi etj.Softueri përmban komponente e butë siq janë:programet dhe të dhënat të cilat e udhëzojnë kompjuterin në punën e tij,literatura,dokumentacioni dhe udhëzimet në lidhje me kompjuterin. PC(Personal Computer)i zakonshëm përbëhet nga këto pjesë: Ekrani(Monitori),njësia qendrore,tabela kontrolluese,njësia e disketës,tastiera, pajisjet ekujtesës(storage devices),pajisjet hyrëse(inpout devices).

No comments:

Post a Comment