Labels

kerkoni ne blog

Saturday, January 8, 2011

Dhjetë arsyet për të përdorur Windows 7

Dhjetë arsyet për të përdorur Windows 7

Që nga koha kur është hedhur në treg Windows 7 duket i shpejtë, i thjeshtë dhe tërheqës.

Gjetja e rrugës suaj brenda kompjuterit dhe menaxhimi më i mirë i listave, ju mjaftojnë për t’u ndjerë më mire për sa i përket përdorimit të kompjuterit. Krahas këtyre siguria dhe shpejtësia e Windows 7 e bën atë më të favorshëm. Windows 7 përfshin dhe veçori të reja si Windows Media Center, Windows Touch.

Ja disa të dhëna të cilat do t’ju shërbejnë nëse përdorni Windows 7, nëse nuk e përdorni do t’ju nxisin dëshirën për ta njohur:

1. Një Desktop më i mire: Ndërkohë që keni mundësinë e hapjes së programeve me shkronja të mëdha në taskbar me një klikim të vetëm, këtu ju mund të shtoni dhe rrugët e shkurtra të programeve. Krahas kësaj mund të shëtisni më shpejt në mes dritareve të dimensioneve të plota.

2. Kërkim i zgjuar: kur të shkruani një fjalë në menunë e fillimit për të kërkuar aplikimin përkatës do të shihni rezultate të grupuara sipas kategorive. Për të hapur më shpejt dosjen mund të përdorni filtrat si “histori”dhe “dosje”. Për t’u hedhur një shikim të shpejtë këtyre dosjeve mund të provoni pjesën e mëparshme.

3. Ndarje e dosjes me Home Group: ndarja e dosjeve në rrjetin tuaj familjar duhet të jetë e lehtë. Kjo praktikë do t’ju ndihmojë edhe më shumë. Lidhini me njëri-tjetrin disa kompjuterë të cilët përdorin njëherësh Windows 7 dhe shkëmbeni me shumë lehtësi muzikën, fotografitë, videot.

4. Shpejtësia: doni të përdorni më pak memorien e kompjuterit dhe të arrini një performancë të mirë me anë të një shërbimi të fuqishëm. Windows 7 mund t’jua mundësojë këtë. Nëse kompjuterin e vendosni në versionin e gjumit, ai do të harxhojë më pak energji dhe në të njëjtën kohë do të plotësojë të gjitha proceset e nevojshme.

5. Një rrjet më i mirë jo kabllor: ju duhen vetëm disa klikime për të hyrë në rrjetin jokabllor me Windows 7. Klikoni butonin e rrjetit në taskbar dhe mjafton të zgjidhni një nga alternativat. Më vonë kompjuteri juaj do të lidhet në mënyrë automatike me të njëjtin rrjet.

6. Windows Touch: tek kompjuterët e pajisur me ekranë me prekje, ju do të përdorni gishtat për të përdorur aplikimet apo për t’u interesuar me dosjet dhe dokumentet.

7. Lehtësitë e procesit: për të vendosur gjëra si celularët, printerët dhe radiot në faqen kryesore, mjafton të përdorni Windows 7. Nëse keni një aparat të përshtatshëm me PC-në ju do të shihni një menu, në të cilën përfshihen alternativat e shkrimit, zbritjes, detyrat me jetëgjatësinë e një baterie.

8. Streaming Media: me anë të kësaj veçorie të Windows 7 ju përdorni të gjitha veçoritë e Media Player 12. Aplikimi mundëson muzikë nga PC, video, kalim të fotografive, dhe të gjitha këta veçori i përmbledh nën një aplikim. Krahas kësaj me anë të këtij aplikimi ju mund të shkëmbeni informacion nëpërmjet internetit me një kompjuter të dytë, i cili ndodhet mijëra kilometra larg.

9. Personalizimi: i bërë edhe më tërheqës me ndihmën e këtij versioni Windows 7 paraqet tema private, sfondin e desktopit, shfaqjet me slight dhe më tepër. Nëse këta nuk ju mjaftojnë mund të provoni versione tjera shtesë më zbavitëse në adresat përkatëse.

10. Njoftimet: janë mesazhet e qendrës së veprimit. Windows 7 ju paralajmëron në rastet e shfaqjes së ndonjë problemi. Ju do të shihni një shenjë paralajmëruese në anën e djathtë të taskbarit. Klikoni dhe kërkoni zgjidhjen duke përdorur këshillat dhe alternativat e dhëna. Nëse ju nuk doni të shqetësoheni dhe pretendoni të zgjidhni vetë problemin atëherë mund t’i mbyllni të gjitha paralajmërimet.

No comments:

Post a Comment